LAJMI I FUNDIT:

I nxehti përvëlues vijon edhe sot në Shqipëri

I nxehti përvëlues vijon edhe sot në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Mot i nxehtë dhe përvëlues vijon edhe sot në Shqipëri. E kjo situatë vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të Evropës Jugore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje.

Gjithashtu dita e nesërme pritet si një ndër ditët më të nxehta ku temperaturat në vlerat maksimale pritet të kapin vlerat 41 deri 42 gradë Celsius.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-Në zonat malore 17 deri 37 gradë Celsius

-Në zonat e ulëta 19 deri 42 gradë Celsius

-Në zonat bregdetare 23 deri 39 gradë Celsius. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori