LAJMI I FUNDIT:

NVIDIA lanson procesorin më të shpejtë mobil në botë!

NVIDIA lanson procesorin më të shpejtë mobil në botë!

NVIDIA ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me procesorët e saj Tegra 3, ndërsa tani prodhuesi ka paralajmëruar lansimin e Tegra 4, gjeneratën e re të procesorëve e cila sipas tyre sjell procesorin më të shpejtë mobil në botë.

Sipas NVIDIA, Tegra 4 posedon 72 bërthama të NVIDIA GeForce GPU, të cilat japin gjashtë herë më shumë fuqi të GPU-së krahasuar me Tegra 3, ndërsa përmirësimi që vjen nga ky procesor më së miri mund të vërehet në përvojën që e jep gjatë video lojërave, apo cilësinë në ndërfaqet me rezolucion më të lartë.

Lidhur me Tegra 4, më shumë detaje janë dhënë në faqen zyrtare të NVIDIA, mirëpo ajo që nuk është treguar deri më tani, është data e lansimit në treg. / Telegrafi /