Skenderaj ishte një nga komunat ku gara në zgjedhjet lokale ishte e fortë dhe shpesh me gjuhë të ashpër, por që u mbyll që në raundin e parë.
PDK riktheu komunën që llogaritet si bastion i tyre me Fadil Nurën kryetar që fitoi ndaj ish-kryetarit Bekim Jashari.
Kandidatura e Nurës u pa si kundër familjes Jashari, por që kryetari i ri i Skenderajt e mohon një gjë të tillë.
Nura flet edhe për gjendjen në të cilën ka gjetur Komunën.
Në një intervistë për KosovaPress, Nura thotë se ata që mendojnë se kandidoi kundër familjes Jashari kanë koeficient inteligjence (IQ) të ulët, ndërsa shton se për të mirën e Skenderajt është i hapur për bashkëpunim edhe me ish-kryetarin Bekim Jashari.
“Realisht është koncept i gabuar nëse ne mendojmë se në një manifestim të vullnetit të lirë dhe të një sistemi demokracisë liberale qysh e kemi ne në sistemin kushtetues është dikush kundër dikujt. Ne kemi garuar, mua këtë mundësi ma ka kërkuar edhe me aprovimin e subjektit të cilit unë i takoj Partisë Demokratike për shkak të pengesave që iu bënë kryetarit të degës dhe kjo me mbështetjen e të gjitha strukturave të degës dhe me kërkesën madje të tyre kam hyrë në garë dhe nuk kam qenë kundër askujt, përkundrazi. D.m.th çdo tendencë e tillë, ose çdo manifestim në ndër dijen e çdo kujt që mendon se kandidatura ime ka qenë kundër familjes Jashari, ai mund të ketë koeficientin e inteligjencës së një idioti. Nuk është e vërtetë, ne kemi kandiduar me kandidatë të tjerë që kanë qenë për Skenderaj e kam ofruar programin tim politik, alternativën, objektivat e mija politike dhe qeverisjen për Skenderaj. Kështu që unë besoj që edhe Bekimi si ish-kryetar i Komunës çdo iniciative e tij çdo ide e tij që është e mirë për Skenderaj është i hapur të bashkëpunojmë”, ka thënë ai.
Nura flet për gjendjen në të cilën e ka gjetur Komunën dhe për realizimin e objektivave.
“Jemi në proces të konsolidimit, të vlerësimit të gjendjes në të cilën e kemi marrë Komunën. Ka mungesë të stafit, ka probleme për vet faktin sepse çdo kryetar ose çdo menaxhment e ka sistemin e tij të punës. Prandaj edhe unë e kam sistemin tim të punës me të cilën unë mendoj që mundem të realizoj objektivat më shpejtë dhe më mirë, prandaj gati si çdo kryetar që nuk pajtohet me qeverisjen e kaluar, as unë nuk pajtohem për shumë gjëra që kam gjetur në Komunë, realisht. Por sido që të jetë jam i prirë të eci përpara dhe ti realizoj objektivat që i kemi”, ka thënë ai.
Nura shtoi se Komuna e Skenderajt ka mbi gjysmë milioni euro suficit për shkak të menaxhimit të dobët që ka pasur qeverisja e kaluar.
“Projektet që kanë të bëjnë me subqendrat e bashkësive lokale, pastaj në kuadër të planit urban të qytetit të Skenderajt, unazat të cilat janë aty ku i kemi lënë ne para katër vitesh dhe gjithashtu të ato që njihen si ofrime të shërbimeve që është arsimi, shëndetësia, kultura, rinia dhe sporti me të cilat ne kemi qartësisht të programuar se çka dhe si do ia bëjmë. Ajo që kam parë deri me tani në qeverisjen e kaluar shihet qartë ka pas një menaxhim të dobët të projekteve, sidomos kapitali për çka sot Komuna e Skenderajt ka çuar diku mbi gjysmë milioni euro suficit për shkak të menaxhimit të dobët të projekteve kapitale. Kjo do thosha ka qenë një veprim ose një qeverisje që tregon nivelin e performancës ”, u shpreh Nura.
Kryetari Nura tregon edhe për ndërtimin e shkollës për fëmijët me aftësi të kufizuar e cila është donacion.
“Kemi jap leje zyrtarisht projektit dhe e kemi vendos në një lokacion ku është i përcaktuar sipas planit rregullativ urban dhe destinimit të pronës për atë objekt dhe funksionimin e tij për çka është një shkollë profesionale për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe është pjesë e qendrës e Hendikosit në Skenderaj. […] (06:40) Por realisht përveç asaj që parasheh plani rregullativ urban dhe destinimin e pronës që është e përcaktuar, aty ka filluar d.m.th me leje zyrtare ka filluar edhe ndërtimi i objektit, një objekt i cili vlerësuar edhe nga ekspertë të fushës së psikologjisë sepse fëmijët me aftësi të kufizuar kanë nevojë të komunikojnë dhe të jenë në ambient ku janë edhe fëmijët e tjerë d.m.th që nuk i kanë këto mungesa të aftësive. Dhe kështu behet një risocializimi i përbashkët i fëmijëve. Meqë fëmijët me aftësi te kufizuar mos të ndihen si të vetmuar ose kisha me thënë të mbeten në një vend si oazë larg komunikimit me fëmijët e tjerë”, shtoi ai.
Fadil Nura nga PDK-ja fitoi garën pa balotazh në komunën e Skenderajt, duke siguruar mbi 50% të votave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës