LAJMI I FUNDIT:

Numri i madh i zëvendësministrave, PSD thotë se Qeveria Hoti duhet të ndalojë abuzimin me emërimet në postet publike

Numri i madh i zëvendësministrave, PSD thotë se Qeveria Hoti duhet të ndalojë abuzimin me emërimet në postet publike

Partia Socialdemokrate përmes një reagimi publik ka thënë se Qeveria Hoti duhet të ndalojë sa më parë abuzimin me emërimet në postet publike politike.

PSD thekson se nuk ka asnjë dobi që të emërohen një numër i madh i zëvendësministrave, transmeton Telegrafi.


“Nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë dobi ky numër aq i madh i zëvendësministrave i cili në kohën që po flasim ka kaluar numrin 45. Postet publike kurrë nuk duhet të shërbejnë për rehatimin e anëtarëve të partisë. Këto detyra e poste duhet të jenë në shërbim të një plani qeveritar urgjent për të përballur situatën pandemike e ekonomike e cila është rënduar dukshëm”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Projektligji për Qeverinë parasheh 40 zëvendësministra, megjithatë Hoti ka emëruar deri tani 46
Lexo po ashtu Projektligji për Qeverinë parasheh 40 zëvendësministra, megjithatë Hoti ka emëruar deri tani 46

Më tej, PSD pohon se numri i madh i zëvendësministrave tregon për mungesë të ideve e politikave.

“Kjo qeveri, siç po e shohim, nuk ka asnjë plan të tillë dhe në mungesë të tij po vazhdon planet partiake të rehatimit të njerëzve. Një numër kaq i madh i zëvendësministrave në fakt tregon për mungesë të ideve e politikave. Por kjo logjikë është e zhdrejtë, numri i njerëzve të emëruar asnjëherë nuk është garanci për qeverisje më të mirë, më të drejtë e më cilësore.

Është e pritshme që në koalicione të gjëra, secila parti e do pjesëmarrjen e saj në pushtet, por kjo s’guxon te ndodhë në kurriz të publikes. Ata nuk po emërohen për të shtyrë politika zhvillimore por për të realizuar interesa partiake”.

PSD ka thënë  se “kështu si ka filluar edhe qeveria Hoti po dështon të sjellë një mentalitet të ri në qeverisje, i cili interesin e përbashkët e vendos para atij partiak”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori