LAJMI I FUNDIT:

Numërohen votat në Vushtrri, Tahiri i LDK-së i uron fitoren kandidatit të PDK-së

Numërohen votat në Vushtrri, Tahiri i LDK-së i uron fitoren kandidatit të PDK-së

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pranuar humbjen në balotazh përballë kandidatit të PDK-së.

“Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi”, ka njoftuar Tahiri në Facebook.

Tahiri e ka uruar kundërkandidatin e tij nga PDK, Ferit Idrizin.


“Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri”.

Kandidati i LDK-së ka falënderuar votuesit e tij.

“E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike”, ka njoftuar Tahiri.

Sipas të dhënave të KQZ-së Ferid Idrizi i PDK-së ka marrë 53 të votave derisa Xhafer Tahiri i LDK-së rreth 47%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Lajme
Tentoi të arratisej dy herë me helikopter: Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

Tentoi të arratisej dy herë me helikopter: Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme
Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Lajme
Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Lajme
Hetimet për Koçanin, Ambasadori Kuqi: Policia ka bastisur shtëpinë time në Shkup, unë nuk kam asgjë për të fshehur

Hetimet për Koçanin, Ambasadori Kuqi: Policia ka bastisur shtëpinë time në Shkup, unë nuk kam asgjë për të fshehur

Lajme
Pikë-kalim i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Është më shumë se infrastrukturë

Pikë-kalim i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Është më shumë se infrastrukturë

Lajme
Kalo në kategori