Në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Prishtinë, deri më tani janë përpunuar 102,938 vota nga gjithsej 222,326 (46,30%), duke përfshirë 265 nga 268 vendvotime (98,88%).

Sipas rezultateve të përditësuara më 13 tetor 2025, gara për kryetar të komunës mbetet e ngushtë mes dy partive kryesore:


Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – Përparim Rama: 33,76% (34,752 vota)

Lëvizja Vetëvendosje (VV) – Hajrulla Çeku: 33,05% (34,022 vota)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – Uran Ismaili: 27,77% (28,588 vota)

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta të votave:

AAK – Bekë Berisha: 3,12% (3,208 vota)

PSD – Besa Shahini: 1,55% (1,591 vota)

Fatmire Selimi: 0,24% (251 vota)

Alternativa – Merkur Beqiri: 0,19% (192 vota)

Prishtina në dorën tënde – Agim Krasniqi: 0,17% (175 vota)

Lulzim Syla: 0,08% (84 vota)

Epoka e Hyjneshës në Prishtinë – Nedime Belegu: 0,07% (74 vota)

Gara vazhdon të jetë e paparashikueshme, ndërsa përpunimi i votave të mbetura mund të sjellë ndryshime të vogla në përqindje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka bërë të ditur se dalja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit është 39.47 për qind.

Kjo shifër është më e ulët në krahasim me rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 2021, kur ishte regjistruar pak mbi 43 për qind pjesëmarrje në zgjedhje.

KQZ-ja ka bërë të ditur procesi zgjedhor ka shkuar mirë, pa incidente të mëdha.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë.

Rreth 44.000 prej tyre kanë mundur të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor./Telegrafi/