LAJMI I FUNDIT:

Numërimi i votave në Pennsylvania do të vazhdojë edhe gjatë natës

Numërimi i votave në Pennsylvania do të vazhdojë edhe gjatë natës

Kathy Boockvar, Sekretarja e Shtetit të Pennsylvanias, ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve do të vazhdojë “edhe gjatë natës”.

Duke folur para gazetarëve në Harrisburg, Boockvar është shprehur e lumtur me rrjedhën e zgjedhjeve dhe punën e zyrtarëve të komisionit zgjedhor në Pennsylvania, transmeton Telegrafi.


Ajo gjithashtu theksoi se votat e ushtarakëve që janë vendit në misione dhe të qytetarëve tjerë që janë jashtë SHBA-ve, do të vazhdojnë t’i numërojnë gjatë të martës së ardhshme.