E plotësuar - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë fituese në komunën e Kaçanikut, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Pas përpunimit të 44 nga 44 vendvotimeve (100%), kandidati i PDK-së, Sabedin Vishi, ka marrë 51.86% të votave, që përkthehet në 7,548 vota.


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, ka siguruar 48.14%, ose 7,006 vota, duke mbetur prapa me një diferencë të ngushtë prej 542 votash.

Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë komunë ishte 20.84% apo 6 mijë e 983 qytetarë nga 33 mijë e 505 votues me të drejtë vote.

Rezultatet janë paraprake dhe nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato të dërguara me postë.

------

Numërimi i 70% të votave, Jeton Raka i LVV-së prin në Kaçanik

Pas përfundimit të procesit të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, KQZ ka nisur me publikimin e rezultateve preliminare në 18 komuna.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në orën 20:01, pas numërimit të 70% të vendvotimeve në Kaçanik, kandidati i Vetëvendosjes Jeton Raka prin me 50.41% të votave (5,161 vota), ndërsa kandidati i PDK-së, Sabedin Vishi ndodhet shumë afër me 49.59% (5,077 vota).

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultati përfundimtar mund të ndryshojë varësisht nga votat që mbeten për t’u numëruar.

Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë komunë ishte 20.84% apo 6 mijë e 983 qytetarë nga 33 mijë e 505 votues me të drejtë vote. /Telegrafi/