Numër shumë i vogël refugjatësh janë akomoduar në qendrat e pranimit në Tabanoc dhe Gjevgjeli
Gjithsej 17 refugjatë janë evidentuar në qendrën e pranimit të refugjatëvenë Tabanoc. Lajmi bëhet i ditur nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ditën e parë të vitit 2018 arritën tre refugjatë me prejardhje nga Libia, dy të rritur dhe një të mitur. Gjithashtu, janë pranuar edhe tre refugjatë nga Algjeria.
Në qendrën e pranimit të refugjatëve Vinojug në Gjevgjeli ka gjashtë refugjatë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























