Ndërsa po afrohet dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt, numër i madh i bashkatdhetarëve po udhëtojnë drejt vendit për të mbështetur koalicionin për "Kosovën Fituese", të udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e mbështetësve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të cilët, në masë të madhe, po vijnë për të votuar këtë të diel.


Mbështetja nga jashtë vendit thekson lidhjen e fortë mes diasporës dhe angazhimit për të ardhmen e Kosovës, ndërkohë që koalicioni për "Kosovën Fituese" me nr. 137 vazhdon të mobilizojë votuesit për të nxitur ndryshimin politik në vend. /Telegrafi/