Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Lipjan.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Lipjan, të martën në ora 22:25.


“Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi të njëjtit nuk kanë zbatuar urdhrat nga zyrtari policor dhe të njëjtit gjatë largimit me veturë i kanë shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor për çka ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/