Nga: Nick Ransom, gazetar dhe themelues i Komunitetit të Mediave Neurodiverse / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Të jesh autik këtë nuk e shoh si “të kesh” ndonjë çrregullim. Në vend të kësaj, e shoh si gjë shumë pozitive. Që në moshë të re kjo më ka ndihmuar të përqendrohem me fokusin e ngjashëm të laserit – drejt arritjes së qëllimeve të mia. Mendësia ime obsesive dhe mungesa e motivimit të vërtetë për t’u shoqëruar, e përshpejtuan karrierën time në mënyrën që nuk do të ishte e mundur nëse do të kisha interesime tjera. Arritja e ambicieve të mia do ishte shumë më e vështirë nëse nuk do të isha autik.
Por, është tendenca e shtuar për ta përdorur gjuhën që demonizon këtë ndryshim neurologjik. Frazat e tilla si “Nicku ka autizëm” ose “autizmi i Nickut” më shtyjnë të strukem pasi ato bëjnë me dije për sëmundjen që të kontrollon dhe të rëndon, që ushqehet me narrativën e luftës së përditshme, të paaftësisë dhe mungesës së veprimit.
Të tjerët mund të ndihen ndryshe. Nuk jemi grup homogjen dhe e kuptoj se shumë njerëz autikë, veçanërisht komuniteti joverbal, mund të kenë përvojë tjetër të jetesës. Vështirësitë në të mësuar dhe sëmundjet tjera shoqëruese mund t’i shtojnë ndërlikimet tjera. Por, për mua, ka shumë aspekte pozitive që lidhen me të qenit autik, prandaj gjuha është kaq e rëndësishme.
Detajet janë në qendër të përvojës sime autike. Vëzhgimi, hulumtimi dhe saktësia ma japin kënaqësinë më të madhe dhe këto tipare natyrisht se janë shumë të dobishme në vendin tim të punës. Ndryshe nga shumë njerëz neurotipikë, ndiej më shumë stres kur nuk punoj. Puna ma jep strukturën, rutinën, rendin dhe motivimin që më ndihmon të zhvillohem dhe e kanalizon mendjen time të ngarkuar – gjë që më bën gjithashtu anëtar shumë produktiv të shoqërisë.
Kjo nuk do të thotë se është gjithmonë e lehtë të jesh autik. Në shtëpi unë mund të luftoj për t’i përmbajtur emocionet e mia dhe partnerja ime duhet të përballet me më të keqen time. Përjetoj rënie kur ka sfida komunikimi, zhurma të papritura ose detyra të përditshme që thjesht nuk mund t’i kryej. Më duket se punët e shtëpisë – si larja dhe pastrimi – janë më dërrmuese se te njeriu mesatar. Të ngecësh në trafik ose thjesht duke tundur gjurin në qosh të shtratit mund të jenë nisma të spirales drejt rënies.
Të qenit autik mund të jetë paaftësi, por ndryshimi i mënyrës se si flasim për neurodivergjencën mund të nxisë besimin. “Të jesh autik” në vend se të “të kesh autizëm” promovon idenë e ndryshimit, më shumë se aftësinë e kufizuar. Sipas mendimit tim, mund të diagnostikoheni “si autik” pa pasur nevojë ta përdorni fare fjalën autizëm.
Një nga pesë prej nesh ka ndryshim në funksionin e trurit. Këtu përfshihen ata që janë autikë, disleksikë, dispraksikë, kanë ADHD ose formë tjetër të neurodiversitetit. Pavarësisht kësaj, në mënyrë rutinore jemi të përjashtuar nga shoqëria. Njerëzit neurodivergjentë kanë më shumë gjasa të jenë të papunë sesa neurotipikët – dhe njerëzit autikë kanë një nga normat më të ulëta të punësimit.
Teksa Britania fokusohet në rritjen e ekonomisë, shoh se një pjesë e madhe e fuqisë punëtore po anashkalohet dhe po nënvlerësohet. Me mbështetjen e duhur, shumë më shumë njerëz neurodivergjentë mund të punësohen dhe ta ndihmojnë këtë vend që të lulëzojë. Është më e nevojshme se kurrë që të fillojmë t’i theksojmë pikat e forta të neurodiversitetit, në vend që të fokusohemi gjithmonë te vështirësitë e njerëzve.
Sfida nuk është e pakapërcyeshme. Varet nga ne si shtet që të mësohemi ta trajtojmë neurodiversitetin me më shumë pozitivitet – kjo do të thotë të jemi të kujdesshëm me gjuhën tonë dhe se si i paraqesim në media autizmin dhe gjendjet e tjera neurodivergjente. Varet nga që të jemi më të gjindshëm në mjediset e korporatës. Kompanitë duhet ta njohin diversitetin, në të gjitha trajtat dhe format, si mënyrë jetike për të sjellë perspektivën e re – shkëndijën për të cilën të gjithë kemi nevojë në bizneset tona.
Tashmë po bëhen më shumë biseda rreth neurodiversitetit. Tashti kemi nevojë për më shumë kërkime, trajnime dhe ndërgjegjësime. Dhe, teksa shohim kah e ardhmja, shpresoj se do të vazhdojmë të përpiqemi për më të mirën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë