Moszbatimi i masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale në Pejë të mbyll dy lokale.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.


“Po janë mbyllur dy lokale pasi që kanë vepruar në kundërshtim me masat e vendosura me vendimin e fundit të  Qeverisë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se në njërin nga lokalet kishte pasur një aheng familjar  i cili është ndërprerë dhe ndaj operatorit është shqiptuar gjobë.

Thaçi tha se edhe pse jemi në festa të fundvitit, qytetaret dhe operatoret ekonomikë duhet të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi. /Telegrafi/

266746466 529439851345449 5834954329508177105 n

269718094 1275345382877517 9105844472694277644 n

269956418 613680036561740 1403358783755328834 n