Marek Hamsik ishte kapiten i Napolit dhe Kombëtares Sllovake për shumë vite, duke qenë prej mesfushorëve më emocionues në Serie A.

Vitin e kaluar, ai e ndërpreu futbollin, dhe menjëherë filloi punën e trajnerit, kështu që aktualisht është në Kampionatin Evropian si ndihmës i trajnerit i Francesco Calzona te Sllovakia.


Gjatë karrierës së tij si lojtar, Hamsik ishte i njohur për frizurën e tij, por në fund të karrierës së tij, modelit të flokëve të tij të veçantë i erdhi fundi.

Screenshot 2024 06 28 191953

Në një bisedë me gazetarët përpara ndeshjes së së dielës ndërmjet Sllovakisë dhe Anglisë, ai zbuloi se kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh nuk e njohin më.

"Ka raste kur njerëzit nuk më njohin. Para disa ditësh isha duke ecur dhe u përplasa me një grup maqedonas që donin të bënin një foto, por donin që unë t'i fotografoja".

"Unë i fotografova dhe u thashë se e njihja ish-kapitenin e tyre Goran Pandev, por ata nuk më besuan, pastaj shkuan në Google dhe më në fund e kuptuan se kush isha, kështu që bëmë një foto së bashku", rrëfeu Hamsiku, duke i i bërë gazetarët të qeshin. /Telegrafi/

telegrafi sport app