Nuk mjafton supergoli i Rashicës, Bayerni eliminon Werderin dhe kualifikohet në finale të DFB Pokal
Me rezultat 3-2, Bayern Munichu e ka mposhtur Werder Bremenin në gjysmëfinale të DFB Pokal duke u kualifikuar në finale të kësaj gare.
Robert Lewandowski (36') e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë dhe me epërsi minimale, bavarezët shkuan në pushim.
Thomas Muller e dyfishoi epërsinë në gjysmën e dytë (63') dhe dukej se gjithçka po shkonte lehtë për kampionin gjerman.
Mirëpo, Werderi u kthye për ta barazuar rezultatin me golin e Yuya Osako (74') dhe supergolin e Milot Rashicës (75').
Mirëpo, falë një penalltie të Robert Lewandowskit (84'), bavarezët e fituan ndeshjen dhe u kualifikuan në finale të Kupës së Gjermanisë.
Në finale, Bayern Munichu do të luajë kundër RB Leipzigut që në gjysmëfinale e eliminoi Hamburgun. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x76imy5






























