FaZe e ka fituar derbin ndaj NaVi-t për t’u kualifikuar në finalen e madhe të CS2 Majorit, i cili po zhvillohet në Budapest.

Edhe pse NaVi ishte dukshëm më e mirë në fillim, FaZe arriti ta përmbyste rezultatin nga 1-0 në mape në 1-2 për ta prerë biletën për finale.


Organizata ukrainase e nisi fuqishëm në mapin e tyre të zgjedhur “de_ancient”, ku arriti fitore me rezultat 13-5. Ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri zhvilloi ndoshta paraqitjen më të mirë që kur iu bashkua NaVi-t për të bërë 21 eliminime dhe një vlerësim të çmendur prej 2.54.

Pas kësaj, FaZe regjistroi një përmbysje të madhe në "de_nuke" me rezultat 11-13, edhe pse ishin në disavantazh të thellë prej 8-4. Lideri Finn “karrigan” Andersen shkëlqeu me 19 eliminime, aq sa kishte kanadezi Russel “Twistzz” Van Dulken.

Në mapin e fundit, FaZe ishte dukshëm më e mirë për të fituar me rezultat bindës 13-8. “makazze” zhvilloi paraqitje solide, por FaZe ishte në nivel më të mirë.

“Twistz” ishte i pandalshëm me plot 20 eliminime për ta kualifikuar FaZe në finale.

Kësisoj, FaZe kualifikohet në finale të Majorit, aty ku do të përballet me ekipin francez, Vitality. Finalja zhvillohet të dielën më fillim nga ora 18:00 ndërsa për herë të parë në histori, do të jetë e formatit “BO5”./Telegrafi/

telegrafi sport app