Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale e një vajze palestineze ka tërhequr vëmendje të madhe.

Vajza thotë se nuk mendon më për të ardhmen, përcjell Telegrafi.


“Gjendja në Gaza është shkatërruese”, kështu e nis ajo mesazhin.

“Unë dhe familja ime jemi në rrezik të bombardimeve, por edhe në rrezik të vdesim nga uria”, shton ajo.

@aljazeeraenglish

‘We cannot think of our future, because somebody else is controlling it’. A displaced girl in #Gaza City tells Al Jazeera what life is like for her family trying to survive there as the #UN warns there’s no safe place left from #Israeli attacks. #News

“Ne nuk mund të mendojmë për të ardhmen tonë sepse dikush tjetër e kontrollon atë”, vazhdon palestinezja e emocionuar.

“Nuk po flas vetëm për veten, por për të gjithë këtu në Gaza. Nuk mendojmë për nesër, sepse nuk e dimë a jemi gjallë nesër.” /Telegrafi/