Edona James është njëra nga banoret që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Ajo ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi i këtij formati për gjestet dhe për mënyrën se si është shprehur.


Transgjinorja nga Suhareka së fundmi ka marrë vëmendje me paraqitjen e ekzagjeruar në spektaklin e së hënës (11 dhjetor).

Screenshot 8 14 Foto: Screenshot/Instagram

Biondja ka përzgjedhur një fustan të gjatë me një nuancë të ngjyrës kafe, i cili është i prerë tek këmbët.

E njëjta nuk i ka lënë vend imagjinatës, teksa ka vënë në pah më shumë se ç’duhet linjat trupore.

Screenshot 9 13 Foto: Screenshot/Instagram

Edona thuajse në çdo Prime shfaqet e tillë, me veshje të veçanta, ndonëse ky është më i spikaturi.

Sidoqoftë, ajo është kthyer në një personazh shumë të dashur, ku tashmë ka thyer rekorde shikueshmërie në rrjete sociale. /Telegrafi/

Screenshot 10 15 Foto: Screenshot/Instagram