Një çift që nuk patën para të mjaftueshme për të blerë një shtëpi në Londër, kanë arritur që anijen transportuese të ndërtuar në vitet e 60-ta, ta shndërrojnë në një shtëpi lundruese me dy kate brenda të cilës nuk mungon pothuajse asgjë.

Christina Miles, 33-vjeçe, dhe partneri i saj Rohan Tully, 36, që janë së bashku për më shumë se 13 vite dhe kanë një vajzë njëvjeçare Elara, jetojnë në anijen e tyre e cila aktualisht është e ankoruar në afërsi të urës Kew në lumin Thames në jugperëndim të Londrës, transmeton Telegrafi.


1 74

Dyshja i kishin kaluar 20 muaj duke e shndërruar anijen e vjetër që u kushtoi më pak se 100 mijë funte, në një shtëpi me tri dhoma gjumi, dy tualete dhe hapësirë të mjaftueshme për ta shfrytëzuar si tarracë.

2 30

Gjithçka filloi kur hoqën dorë nga apartamentit në Paddington, në të cilën jetonin me qira dhe vendosën për disa ditë të jetojnë me miqtë.

3 24

Të lodhur nga jeta me të tjerët, vendosën që anijen e vjetër transportuese ta blejnë dhe të investojnë në të për ta shndërruar në shtëpi lundruese e cila tashmë ua tërheq vëmendjen të gjithë sa herë që lundron. /Telegrafi/

4 20

5 21

6 13

7 9

8 6

9 5

10 3

11

12

13

14