I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte ish-futbollisti i njohur Faton Zejnullahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Ish-futbollisti Zejnullahu ka ndarë kujtime interesante nga fillimet e karrierës së Milot Rashicës, duke treguar se e kishte kuptuar shumë herët potencialin e jashtëzakonshëm të sulmuesit kosovar.


Sipas tij, Rashica spikati menjëherë që në ditët e para të stërvitjeve te Vushtrria, pavarësisht moshës së re dhe fizikut të imët.

“Kur kam shkuar në Vushtrri në dimër, ka ardhur edhe Miloti prej shkollës së futbollit Kurda. Në atë kohë edhe ia kemi filluar me 10 janar nëse nuk gaboj stërvitjet, ka qenë ftohtë, ushtronim në sallë”.

“Edhe po e shoh ka qenë i vogël me trup. Kush është ky po më kallxojnë, kështu, kështu edhe shumë talent”.

“Nuk kisha parë ndonjëherë një i ri me aq shumë talent. Edhe Ismet Munishi ka qenë drejtor po i them ku e gjetë këtë, po më thotë kështu, kështu”.



“Edhe vijnë ndeshjet e para, disa ndeshje miqësore patëm shkuar në përgatitje nëse nuk gaboj në Durrës”.

“Sa herë hynte në lojë më i miri, gjithmonë bënte diçka. Unë gjithmonë e kam përkrahur shumë”.

“Deri në një kohë kur luaja mesfushor, Ismeti ma ndërronte vendin, thoshte ti ashtu kështu gjithmonë po pason tek ai, po të vendos këtu”, ka deklaruar Zejnullahu.

Episodin e plotë me Faton Zejnullahun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app