LAJMI I FUNDIT:

“Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte” – rrëfehet gruaja e plagosur në Korçë

“Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte” – rrëfehet gruaja e plagosur në Korçë

Disa ditë më parë Manderina Çela, nënë e tre fëmijëve u plagos me thikë nga Ilir Çami në mes të rrugës në qytetin e Korçës.

Në një rrëfim për Euronews Albania, mohoi të ketë pasur lidhje intime me agresorin ndërsa theksoi se ai e përndiqte prej kohësh.

“Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, siç thonë mediat. Janë gënjeshtra. Nuk kam pasur asnjë lidhje me të. Atë ditë që ndodhi ngjarja isha tek nipi në spital, erdhi me ndoqi. Sapo dola, ai me preu rrugën dhe i thashë: mos me ndiq, nuk kam të bëj më ty.  Më kërkoi diçka që nuk e them dot këtu. Po, më kërkoi marrëdhënie seksuale.  Dhe kafe. I thashë nuk vij. E shtyva me duart e mia. Nxori thikën e tha do të të ther. Vendosi thikën në grykë, e shtyva, i ra thika poshtë, me shtriu përtokë, do të të ther tha. E mbajta. Në momentin që kreu krimin, ngrinte kokën dhe shihte dikë. Nuk e di kë priste, me kë do me therte”, tregoi ajo.


Ajo hodhi poshtë pretendimet se ka marrë lekë prej Ilir Çamit ndërsa theksoi se vazhdimisht e kishte denoncuar në polici për përndjekje por asnjëherë nuk e kishin mbajtur në burg,

“Nuk kam folur fare, me ka ndjekur tre vite, me ndiqte nga pas, nuk me linte, unë me burrin, ai pas. Shkoja denoncoja në polici. E nxirrnin në darkë. Donte të më shkatërronte familjen”, tha gruaja.

A ke pasur lidhje dashurie me të? Ke marrë 5 milion lekë?

“Jo, fare. Është gënjeshtrat. Unë nuk i kam marrë lek. Burrin emigrant unë, djali emigrant. Janë të gjithë gënjeshtra. Hapte Facebook në emrin tim, në emrin e tij, foton e tija, i shkruante njerëzve. Nuk e kam unë I thosha njerëzve. Me ka turpëruar”, u shpreh ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori