LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon kërkesa për shtyrjen e seancës për murin

Nuk kalon kërkesa për shtyrjen e seancës për murin

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kërkuar që seanca për murin të shtyhet meqë, sipas tij, kjo senacë filloi me vonesë dhe se deputetet nuk kishin koncentrimin e duhur.

“Meqë është vonuar kjo seancë e cila është paraparë në orën 15:00 dhe është shtyrë deri tash, propozoj që seanca të shtyhet të mërkurën në orën 10:00. Ndoshta deri të mërkurën qeveritarët edhe do ta rrënojnë murin e nuk do të kemi nevojë për seancë fare” ka thënë Lekaj.

Pas disa debateve se kur do të zhvillohet kjo seancë, mocioni për shtyrjen e seancës është votuar dhe nuk ka kaluar, seanca është duke vazhduar sot.