Transmetuesi publik RTK mbrëmjen e së hënës ishte cak i një sulmi me granatë dore.

Granata u hodh nga persona të panjohur në pjesën e oborrit të RTK-së, ku janë të vendosura edhe shumë pajisje për transmetim.


Pavarësisht dëmeve materiale, të lënduar nga ky incident nuk pati por si ngjarje shumë të rëndë madje me element terrorist këtë po e cilëson drejtori i këtij mediumi, Mentor Shala, njofton Klan Kosova.

Polica deri me tani nuk ka as një të dyshuar rreth këtij incidenti derisa e kanë cilësuar rastin si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.