LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka raste të reja të coronavirusit në Maqedoni, kompetentët thonë se nuk ka vend për panik

Nuk ka raste të reja të coronavirusit në Maqedoni, kompetentët thonë se nuk ka vend për panik

Nuk ka raste të reja të personave pozitivë të coronavirusit në vend. Negative dolën rezultatet e testeve të tre personave të cilët me simptoma të gripit dje janë paraqitur në Klinikën Infektive.

Sipas kompetentëve dhe ekspertëve, hapësirë dhe arsye për panik nuk ka. Situata është nën kontroll, vazhdimisht ndiqet, ndërsa institucionet janë të gatshme për reagim të shpejtë dhe i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në pajtim me protokollet ndërkombëtare. Qytetarët duhet t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të sillen me përgjegjësi dhe të mos përhapen dezinformata.


Rasti i vetëm i personit të infektuar me coronavirus mbetet pacientja tani më e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup, e cila me furgon ka udhëtuar nga Milano.

“Pacientja, tek e cila është konfirmuar coronavirusi ndihet mirë, ka pasqyrë të lehtë klinike dhe nuk ka komplikime më serioze”, ka thënë dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai informoi se 12 persona, nga të cilët dy fëmijë, të cilët ishin në kontakt me këtë paciente janë në izolim shtëpiak dhe nuk guxojnë ta dalin nga vendbanimi dhe askush t’i vizitojë. Ata janë mirë, nuk kanë kurrfarë simptoma. Filipçe potencoi se këtyre personave, ushqim dhe ujë dhe gjëra të tjera të nevojshme do t’u japin pjesëtarët e Kryqit të Kuq.

Mbetet në fuqi rekomandimi që kompanitë dhe institucionet e atyre të punësuarve të cilët këtë periudhë kanë qenë në Itali, të vijnë në punë sepse ata së pari duhet të kalojnë 14 ditë në izolim – periudhë aq sa zgjatë inkubacioni i virusit, si dhe rekomandimi të mos udhëtohet në vendet ku ka epidemi, pa ndonjë nevojë të madhe.

Qeveria paraprakisht formoi trup koordinues, ndërsa mbledhje mbajti edhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në të cilin ishin konfirmuar masat mbrojtëse. Janë siguruar edhe objekte adekuate, si dhe hapësira për izolim plotësues, nëse për këtë eventualisht paraqitet nevoja. Pajisjet e nevojshme dhe pyetësorët të cilët duhet t’i plotësojnë udhëtarët të cilët hynë në shtet, janë shpërndarë deri te shërbimet e aeroportit dhe vendkalimet kufitare.

Në ndërkohë, për shkak të situatës së re të krijuar me numrin e rritur të të sëmurëve në Kroaci, si dhe rasti i parë i konfirmuar në Greqi, janë anuluar të gjitha ekskursionet të cilat i organizojnë institucionet shtetërore, shkollat fillore dhe të mesme.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluhe, i cili është për vizitë në vendin tonë mendon se gatishmëria e autoriteteve në përballjen me coronavirusin është e shkëlqyeshme.

Në pyetjen e AIM nëse ka vend për panik dhe sa është vdekshmëria nga coronavirusi në krahasim me gripin sezonal, Kluhe thotë se nuk ka arsye për panik.

Sëmundja bartet përmes rrugëve respiratore (teshtimë dhe kollitje), por edhe përmes prekjes me duar të papastra. Mjekimi është simptomatike, në varësi nga manifestimi i sëmundjes. Pasqyra klinike është në varësi nga ftohja e lehtë deri në formë më të rëndë, në varësi nga përfshirja e mushkërive. Rrezik për rezultat më të rëndë ka tek personat më të moshuar me sëmundje paraprake të mushkërive. Rreth 80 për qind nga 80.000 të sëmurë në botë pothuajse janë shëruar, tek 15 për qind ka disa komplikime, ndërsa tek pesë për qind ka komplikime serioze. Vdekshmëria është afër dy për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori