LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka pushim për Challandes, strategu i Kosovës do të jetë i pranishëm në ndeshjen që Maqedonia e Veriut e zhvillon ndaj Izraelit

Nuk ka pushim për Challandes, strategu i Kosovës do të jetë i pranishëm në ndeshjen që Maqedonia e Veriut e zhvillon ndaj Izraelit

Kosova i ka mbyllur tashmë kualifikimet për Euro 2020 me paraqitje fantastike, por që nuk arritëm të kualifikoheshim.

Përfaqësuesja jonë nuk ka humbur shpresat për të luajtur në Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin e ardhshëm, pasi kemi edhe një Mundësi nga Liga e Kombeve.

Bernard Challandes ka filluar menjëherë përgatitjet për garën më të re të UEFA-s, derisa të martën do të jetë i pranishëm në ndeshjen që Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë ndaj Izraelit në Shkup.


(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Tani duhet të shkoj në Shkup që të martën, duhet të studioj gjithçka”, ka thënë Challandes për SuperSport.

Strategu i Përfaqësueses tonë dëshiron ta studiojë lojën e fqinjëve tanë, pasi në mars do ta kemi përballjen pikërisht me ta.

Image result for north macedonia national team

Challandes dëshiron të nxjerrë një mendim të qartë nga ky ballafaqim i Maqedonisë së Veriut ndaj Izraelit, në mënyrë që ta ketë një pasqyrë se nga cilët lojtarë rrezikohemi më shumë.

Në rast të fitores kundër Maqedonisë, Kosova më pas në finale do të ketë punë me fituesin e duelit Gjeorgji – Bjellorusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Sport vendor
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori