"Nuk ka pasur klub më të organizuar në atë kohë" - Gjeraj tregon se si ish-klubi kosovar i dërgoi në Antalya në vitin 2002

Ish-futbollisti i njohur tanimë trajner me profesion, Robert Gjeraj, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.
Gjeraj ka rrëfyer një histori të padëgjuar më parë se si ish-klubi kosovar KF Getoari e kishte dërguar atë në Antalia në vitin 2002.
“Në atë kohë ekip më të organizuar nuk kam parë. Është hera e parë në jetën time në vitin 2002 që neve Getoari, atëherë kanë qenë pjesë të Federatës, Naim dhe Enver Besimi kanë qenë donator shumë të mëdhenj të futbollit kosovar”.
“Në Antalia për përgatitje kemi shku që unë po iu tregoj që këtu ra borë në Kosovë dhe nuk e dija se ishte Antalia atje”.
“Trajneri na thoshte mos u vishni trashë sepse atje është nxehtë unë i thoja jo sepse atje do të kemi shumë ftohtë”, ka thënë Gjeraj mes tjerash.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos , KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/





















































