Përgënjeshtrimi vjen pas raportimeve të mediave, se prokuroria ka nisur hetimet ndaj katër oficerëve të policisë.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë, që ndodhi në 26 qershor në ora 09.17 minuta, në zonën e ish-Bllokut, vijojnë me mbledhjen e të dhënave që mund të çojnë në kapjen e autorëve.


Në orët e paradites, Gjykata e Tiranës la në burg për 15 ditë 2 kushërinjtë nga Fushë Kuqa, Klodian dhe Gazmir Gjozi.

Ata janë të dyshuar si të implikuar me atentatin ndaj bankierit Artan Santo.

Afati 15 ditor u kërkua nga Prokuroria, kohë në të cilën pritet të dalë ekspertiza e rrobave të dy kushërinjve, që do të provojë nëse ka apo jo prezencë baruti në to.

Prokuroria i akuzon ata për mbajtje municioni pa leje si dhe është duke kryer verifikime në lidhje me dëshmitë e dhëna për dijeninë që ata kanë për vrasjen e Santos./Tema/