“Nuk je e para që i ka vdekur nëna", Labi degradon debatin duke i përmendur përsëri fatkeqësinë Elijonës

Pas spektaklit të Big Brother Vip Kosova, tensionet mes Labinot Rexhës dhe Elijonës u rikthyen edhe më të forta, teksa një debat i nisur për nominimet u shndërrua shpejt në përplasje personale.
Labi e nisi diskutimin duke i thënë Elijonës se duhet të dalë më shpesh në nominim, duke nënkuptuar se ajo mund të jetë më e dobët përballë publikut.
Kjo deklaratë ndezi menjëherë reagimet, sidomos kur ai kaloi përsëri tek tema e humbjes së nënës së saj.

Në vazhdim të debatit, Labinoti e përmendi edhe një herë vdekjen e nënës së Elijonës, një ngjarje që Elijona e ka ndarë më herët në program.
Ai i tha: “Nuk je e para që i ka vdekur nëna. Ndoshta po mendon që nuk më vjen keq, por s’ka shqiptar që s’i vjen keq. Unë vetëm jam kapur kur ti natën s’më ke lënë të fle. Nuk është një natë, janë shumë net”.
Kjo fjali shkaktoi reagime të forta brenda shtëpisë dhe në publik, pasi është një ndër herët e shumta që Labi i rikthehet kësaj teme.
Elijona e kundërshtoi menjëherë, duke sqaruar se vetëm një natë ka pasur debat mes tyre, ndërsa akuzoi Labinotin se ka hedhur kunja pa guxuar t’i thotë gjërat drejtpërdrejt.
“Edhe ti kam nxjerrë të gjitha fjalët që nuk ke qenë burrë të m’i thuash, por i ke hedhur si kunja. Në fund të ditës ia kam nxjerrë të gjitha fjalët që kam dashur t’ia nxjerr”, u shpreh ajo, duke e cilësuar Labin si lojtar, por me një stil që sipas saj nuk është i sinqertë.
Ajo vazhdoi duke e pyetur nëse ai është i bindur që po ecën “në rregull” në lojë dhe se po luan pastër, ndërsa Labi iu përgjigj shkurt se këtë e gjykon “vetëm Zoti”.
Përplasja mes tyre vazhdoi me tension të lartë, duke hapur diskutime të reja për kufijtë etikë të lojës dhe mënyrën se si përdoren historitë personale brenda formatit.
Ky debat pritet të sjellë reagime të shumta nga publiku, sidomos për faktin që tema e ndjeshme e humbjes së nënës së Elijonës u përmend sërish nga Labi në mes të një konflikti lojtarësh. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com



























































