Policia në Ohio të SHBA-ve ka nxjerrë zvarrë nga vetura një burrë paraplegjik, të cilin e përplasi për tokë siç e tregon videoja e publikuar më poshtë.
Videon e ka siguruar nga policia NBC nga Dayton, ku shihen dy policë që urdhërojnë shoferin Clifford Owensbee të del nga mjeti që e voziste gjatë bllokimit të trafikut, transmeton Telegrafi.
Videoja nuk është publikuar e plotë, për këtë nuk dihet nëse çfarë ka ndodhur para ose pas incidentit. Njëri prej policëve i thotë shoferit se duhet të del nga mjeti për ta kontrolluar, por ai kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.
Madje kërkoi nga policët që t’i telefonojnë kujdestarit të tij, por ata e tërhoqën zvarrë. E derisa po e mbanin për tokë, njëri prej tyre i vendosë prangat e burri me ngjyrë kërkonte ndihmë.
Deri më tani nuk është zbuluar identiteti i policëve, e përfaqësuesi i policisë në Dayton Jerome A. Dicks, ka thënë se policët i kanë ofruar ndihmë kur ua ka bërë me dije se është paraplegjik.
“Nganjëherë arrestimi i personave të caktuar nuk duket i mirë, por është i domosdoshëm për zbatim të ligjit dhe sigurinë publike”, ka shtuar Dicks për NBC.
“Kjo video po më brengosë. Pavarësisht se ku jetojnë apo si duken, të gjithë meritojnë të trajtohen njëjtë dhe me dinjitet e respekt”, ka thënë kryetarja e Dayton, Nan Velly.
Në anën tjetër është bërë e ditur se po hetohet rasti dhe së shpejti do të dalin me një raport të plotë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre