Presnel Kimpembe nuk e ka harruar vendin e tij të origjinës, Republikën Demokratike të Kongos.

Zëvendës-kapiteni i Paris-Saint-Germain aktualisht po organizon një aksion bamirësie për të mbështetur fushatën e vaksinimit ndaj fruthit.


Si një nga kapitenët e skuadrës franceze, Presnel Kimpembe mban gjithmonë një sy në vendin e origjinës.

Kongolez nga i ati dhe Haitian nga nëna e tij, mbrojtësi i Gjelave dhe Paris-Saint-Germain donte të bënte një "diçka të vogël" për Republikën Demokratike të Kongos.

27-vjeçari aktualisht po organizon një rishitje të artikujve që ai ka veshur tashmë dhe ka autografuar në Vinted në mënyrë që të mbledhë fonde për shoqatën “Médecins Sans Frontières” (Mjekët pa Kufij).

Shumat e mbledhura do të përdoren për të mbështetur fushatën e vaksinimit kundër fruthit, një sëmundje që prek aktualisht vendin afrikan. /Telegrafi/

telegrafi sport app