T’i kujtojmë më shpesh rilindësit që vërtet ishin më të mençur se ne, sidomos kur ishte çështja e kombit
Intervistë poetin me Ali Podrimja (në gazetën “Koha Jonë”, më 24 janar 2004)
Bashkëbisedoi: Mark Simoni
Çfarë mendoni për nivelin e këmbimeve të kulturës në të dy anët e kufirit?
Megjithëse vendet tona i konsiderojmë të pavarura dhe shtete më vete, unë konstatoj se mungon komunikimi normal mes shqiptarëve. Përse ndodh kjo? As vetë nuk e di. Por, duhet bërë çmos të rrënohet edhe ai muri që ekziston në logjikën o akëcilit njeri tonë, qoftë në pushtet apo intelektual. Ne nuk bën ta shohim veten përherë xhuxhë, sepse përpara botës dalim qesharakë dhe dëshmojmë propagandën e fqinjëve tanë që na konsiderojnë ende si fis. Shqiptarët e dy anëve duhet të bindën, së pari, se vetëm si komb mund ta realizojmë ëndrrën tonë.
Cili është Ali Podrimja, si shkrimtar e si qytetar në këto momente?
Në këto çaste jam një shqiptar i pakënaqur me vetveten dhe me atë që më rrethon. E them këtë se ajo që ndodh shpesh është pjesë edhe e elaborateve të huaja. Ne duhet të besojmë në fjalën dhe mendimin tonë. Përkundrazi, çdo përpjekje e njeriut tonë si individ do të shkojë dëm. Që kjo të mos ndodhë, ne duhet ta shikojmë secilin krijues e intelektual si pjesë e shoqërisë shqiptare, e cila e kërkon voton në familjen evropianë.
Ku është pika juaj e ndodhjes në botën e madhe te letrave?
Si shkrimtar, jam aty ku është edhe fjala ime, ku është edhe mendimi im dhe prania ime. E, kjo ka një hapësirë mjaft të madhe.
Shpeshherë edhe ju kanë kritikuar. Përse ka ndodhur kjo?
Kam dëshirë edhe të me kritikojnë, sepse vetëm ashtu mund të korrigjoj ndonjë lajthitje timen, por edhe të depërtoj në çështje që kërkojnë të shoshiten. Unë nuk di krijues, qoftë ai i letërsisë shqipe, apo i metropoleve që nuk kanë kaluar përmes fërkimeve. Bile, me ca që më kritikojnë e pi dhe ndonjë kafe. Asgjë në jetë nuk është e përsosur. Përse duhet të jenë krijuesit përjashtimi i këtij rregulli?
A mund të flasim pak edhe për angazhimet e kohëve të fundit në letërsi?
Kam në gjendje dorëshkrimi dy libra që dalin këtë vit. Njëri titullohet “Gjysmë fotografia” që do të thotë “Gjysmë Shqipëria”, ndërsa tjetri deri në tani titullohet “Kur mungon atdheu”. Ne, shqiptarët e Kosovës ka mbi një shekull e gjysmë që na mungon, por megjithatë ne kemi krijuar atë atdheun shpirtëror ku s’ekzistojnë mure e as gjëra të tjera të trishta. Këtë duhet ta lexojmë me kujdes nga akcili shkrimtar që vjen nga Kosova.
Ç’ndjesi provoni kur vini në Shqipëri?
Unë, kur shkel në Shqipëri, vij i çliruar, si një shqiptar që si përket asnjë partie dhe që partitë në Shqipëri i konsideroj si problemi i shqiptarëve të krahut tuaj. Unë përkrah opsionet demokratike, por kurrë nuk dua të bëhem pjesë e fërkimeve të asnjë partie, mbasi të gjitha i konsideroj dhe janë shqiptare.
Duke patur parasysh se shkrimtarët përbëjnë një nga komunitetet me sentimentin më të lartë, a mund të na thoni se çfarë keni ndjerë në momentet kur shqiptaret janë vënë në provën e rrezikut e të fatkeqësive?
Kam përcjellë me dhimbje të madhe ngjarjen tragjike të 9 janarit. Siç duket, mbasi toka ishte mbushur me varre, tani e ka radhën deti. Nuk e di nëse nënat e miqtë tanë do ta kenë të mundur të na i gjejnë varret. Dikur kishte varre vetëm në dhe të zi (siç thotë populli ynë), ndërsa tani varret i kemi edhe të kaltër, në krah të ndonjë pulëbardhe, i dhimbshëm e tronditës ky realitet..
Ç’raporte keni me miqtë tuaj dhe si ndiheni né respektin, dashurinë e vëmendjen e tyre?
Shkëlqyer. Dritëroin e kam mik nga ditët e para, qysh kur fillova të shkruaj poezitë e para. Mik e kam edhe Ismail Kadarenë, me të cilin nganjëherë dhe grindemi për çështje letrare. Por, kur vij në Shqipëri, nuk mund të mos iu pi kafenë Moikom Zeqos, Besnik Mustafait, Xhevahir Spahiut, e deri tek më të rinjtë. Unë nuk mund t’i shikoj shqiptarët të ndarë, sepse jam edukuar në një familje qytetare, siç është Gjakova, familje e shumë burrave të kombit që të keqen nuk e shohin veçse përreth. E, fatkeqësisht, ne merremi pak si tepër me vetveten, në një kohë kur na duhet të mposhtim imazhin e së keqes për neve.
Cili është formati i prezantimit të kulturës shqiptare nëpër botë, sipas mendimit tuaj?
Vetëm si etni, ku do të merrnin pjesë krijuesit e të gjithë trojeve shqiptare që nderojnë kombin.
Çfarë duhet të rregullojë shoqëria jonë nga regjistri i marrëdhënieve mes njëri-tjetrit?
Patjetër që duhet t’i lëmë fërkimet dhe të mendojmë për të ardhmen tonë, për besimin tonë, mes nesh dhe t’i kujtojmë më shpesh rilindësit që vërtet ishin më të mençur se ne, sidomos kur ishte çështja e kombit. Një mik i imi, Azem Shkreli, thoshte “nuk është poet ai nëse s’vdes edhe për një varr”. Këtë varg po e perifrazoj: nuk është shqiptar ai që në fatkeqësinë e popullit kërkon përfitimin e vet. Ju kërkoj me zemër në dorë juve të Shqipërisë së vjetër, të bëni kujdes edhe për pavarësinë e Kosovës. Ne nuk dimë me çka të merremi tani, kur fërkimet, në të dy anët tensionohen e bëhen siç e dëshiron ora e fqinjëve tanë, që aq shumë e aq gjatë na kanë parë keqas.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

Si e sollën shqiptarët kafenë në Evropë?

NE DO TA GJEJMË RRUGËN

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

KUJTIMI I PARË

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës