LAJMI I FUNDIT:

Nuk i doni kofshët tuaja? Nuk ka arsye, pyesni meshkujt…

Nuk i doni kofshët tuaja? Nuk ka arsye, pyesni meshkujt…
Facebook

Shpesh femrat pa arsye janë kritike ndaj dukjes së tyre. Meshkujt thjesht i adhurojnë bash ato pjesë të trupit të cilat ato nuk i duan

Shumica e femrave ëndërrojnë të kenë këmbë të holla dhe të gjata sikur të supermodeleve. Janë të bindura që vetëm këmbët e tilla u duken të bukura meshkujve, mirëpo e kanë gabim.

Këtë e ka konfirmuar edhe një hulumtim online i bërë në mostrën e madhe të meshkujve.

Ata kanë marrë për detyrë që të zbulojnë se cila pjesë e këmbëve të femrave u janë më interesante dhe si duhet të duken perfekt këmbët e femrave, transmeton Telegrafi.

gettyimages

Pothuajse 80 për qind e të anketuarve ka zbuluar që adhuron pulpat e këmbëve rrumbullakuara dhe të theksuara. Ato u janë më shumë joshëse se pulpat e këmbëve të holla. Mu atë pjesë të këmbëve femrat nuk e duan dhe shpesh me vendosmëri nuk e nxjerrin në pah.

Aspak më kritike nuk jemi as ndaj kofshëve tona. Konsiderojmë që janë shumë të mëdha dhe “shumë të trasha”, mirëpo meshkujve nuk u pengon.

Diç më pak se 50 për qind e meshkujve të anketuar kanë thënë që nuk ka asgjë më seksipile sesa kofshët siç i ka Jennifer Lopez.

Madje 32 për qind e tyre kanë veçuar gjunjët si pjesën më seksipile të këmbëve të femrave dhe menjëherë pas tyre janë pulpat të cilat femrat më me dëshirë do t’i zvogëlonin. /Telegrafi/