Nuk doli parashikimi i porno-yllit, por PSG fitoi

Me nga një gol në secilën pjesë, kryeqytetasit ngushtuan diferencën me kreun e tabelës.
Lucas Moura shënoi për epërsinë e kampionit në pjesën e parë (38’).
Përjashtimi i Giannelli Imbula Wangas me karton të kuq (78’), ua lehtësoi punën vendasve, të cilët në vazhdim e shënuan golin e sigurisë përmes Edinson Cavanit (85’).
Në këtë takim u angazhua edhe i kthyeri nga lëndimi, Zlatan Ibrahimovic, që në minutën e 66-të zuri vendin e Ezequiel Lavezzit dhe mori duartrokitjet e tifozëve.
Paris Saint-Germaini tash është vetëm një pikë prapa liderit Marseille.
Kujtojmë që ylli pornografik francez, Virginie Caprice, parashikoi se ky takim do të përfundonte me rezultat 3-1 për PSG-në. Megjithatë, ishte shumë afër, pasi diferenca ishte prej dy golash. /Telegrafi/






















































