LAJMI I FUNDIT:

Nuk dinë as amvisat me përvojë: Këto pesë gabime me siguri i bëni me rastin e larjes së çarçafëve!

Nuk dinë as amvisat me përvojë: Këto pesë gabime me siguri i bëni me rastin e larjes së çarçafëve!

Larja e rrobave bën pjesë në ato punët monotone shtëpiake të cilat shumica e njerëzve i bëjnë pa ndonjë interesim të veçantë, prandaj edhe shpesh gabojnë

Kur është fjala për çarçafët, transmeton Telegrafi, shumica e njerëzve konsideron që në larjen e tyre nuk ka shumë filozofi, andaj edhe amvisave më me përvojë shpesh u ndodhin këto gabime

Lani dhe thani çarçafët bashkë me peshqirët

Peshqirët me rastin e larjes mund të lirojnë mjaft fije të holla, përkatësisht mbetje të cilat do të kapen për çarçafë, posaçërisht nëse përdorni tharëse. Pra, çarçafët tuaj të butë mund të jenë të mbuluar me fije të padëshiruara të cilat askush nuk i dëshiron në krevat.

Peshqirët gjithashtu mund të shkaktojnë fërkime të cilat do të zvogëlojnë jetëgjatësinë e çarçafëve tuaj. Prandaj, herën tjetër me rastin e larjes veçoni çarçafët dhe menjëherë do të vëreni përmirësim.

I futni çarçafët në rrobalarëse

Rregullimi i shtratit çdo mëngjes është goxha i vështirë dhe pa rregullim të rrudhave të mërzitshme të cilat bëhen gjithnjë e më të neveritshme sa më gjatë që të qëndrojnë rrobat në rrobalarëse.

Provoni t’i nxirrni nga rrobalarësja çarçafët sapo të lahen, t’i shkundni dhe t’i përhapni apo t’i fusni në makinën për tharje të rrobave. Do të befasoheshit me rezultatin.

Përdorni detergjent të fortë

Përdorimi i detergjentit të fortë është njësoj i dëmshëm për rroba, si edhe përdorimi i detergjentit të tepërt. Mund të dëmtojë dukshëm çarçafët tuaj, posaçërisht nëse janë të cilësisë së mirë.

Meqenëse nuk ndyhen çarçafët sikur xhinset apo rrobat e tjera të punës, lirisht mund të përdorni detergjent më të dobët për larje. Kështu do të zgjasni jetëgjatësinë e tyre.

Përdorni tepër ciklin e larjes së nxehtë

Çarçafët e pambuktë rrudhen me rastin e larjes dhe tharjes në temperatura të larta. Mundeni më vonë t’i shtrini, mirëpo me këtë proces me siguri do t’i dëmtoni apo do t’i deformoni.

Për të ruajtur dukjen dhe formën e çarçafëve tuaj, lani në temperatura të ulëta dhe rrudhja e materialit do të reduktohet në minimum.

Nuk e lani mjaft shpesh mbulesën e krevatit

Mbulesa e krevatit do të duhej të lahej çdo herë kur i lani edhe çarçafët, në mënyrë që krevati juaj të jetë i pastër, i butë dhe i rehatshëm, si edhe oaza juaj personale e qetësisë, rehatisë dhe pastërtisë çdo herë kur shtriheni në të. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Kalo në kategori