LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Të vrasësh njerëz të pafajshëm nuk arsyetohet as nuk falet

Nuhiu: Të vrasësh njerëz të pafajshëm nuk arsyetohet as nuk falet

Pas sulmeve terroriste në natën e Viti të Ri në një kafene të Stambollit, ku mbetën të vdekur 39 persona dhe shumë të tjerë u lënduan, zyrtarët nga sfera politike në Maqedoni përmes telegrameve kanë shprehur ngushëllime për popullin turk dhe familjarët e viktimave. Edhe ministri shqiptar i punëve të brendshme në Maqedoni, Agim Nuhiu, përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime ndaj homologut të tij turk, Suleyman Soylu dhe popullin turk, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Më lejoni që të shfrytëzoj mundësinë, që në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni dhe në emrin tim personal, të shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave dhe popullit turk, për sulmin brutal në natën e Vitit të Ri në Stamboll, që mori shumë jetë. Sinqerisht shpresoj se përmes bashkëpunimit dhe miqësisë së sinqertë do të jemi dëshmitarë të eliminimit të të gjithë formave të terrorizmit në të ardhmen”, shkruan ministri Nuhiu./Telegrafi/