LAJMI I FUNDIT:

Novosella: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë

Novosella: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Boja ka thënë se ai përjetësinë e ka fituar me jetën dhe veprën e tij.

Ai për temë kishte intervistën e Adem Demaçit me Rexhep Bojën.

Ai ka thënë se Boja ishte pasues e vazhdues/myderiz besnik i Ymer Prizrenit, i mulla Haxhi Zekës, i mulla Idriz Gjilanit e mulla Ramë Govorit.


‘’Sa është e rëndësishme një intervistë, varet nga intervistuesi dhe nga i intervistuari. Kjo thënie rrallë kund vërtetohet si në intervistën e veçantë të Adem Demaçit me myftiun Dr.Rexhep Bojën e botuar në revistën Forumi më 14 mars 1994. Intervista fillon me konstatimin e Adem Demaçit, Bashkësia Islame te ne si kundër shumë si motra të saj pati peripeci të mëdha gjallëroi ashtu siç mundi dhe veproi aq sa mundi dhe sa ju dha mundësia aq sa u lejua. Gjallëroi ashtu si mundi dhe veproi por, për herë të parë Bashkësia Islame e Kosovës në vitin 1991 në krye vendosi njeriun më të shkolluar dhe më të ditur nga radhët e veta dhe ky është, efendi Dr. Rexhep Boja’’.

Ai ka përmendur edhe pyetjen e parë të bërë nga Demaçi Bojës se me çfarë po ballafaqohet Bashkësia Islame në hapësirat e ish Jugosllavisë ku Boja veç tjerash ishte përgjigjur ‘’Pas shpërbërjes së Jugosllavisë e posaçërisht pas eskalimit të luftës në Bosnje, faktikisht organizimi i mëparshëm u pamundësua, andaj më në fund edhe ne vendosëm të merremi me vetveten që është rrjedhë logjike dhe e domosdoshme’. Në Kuvendin e Bashkësisë Islame që u mbajt në Prishtinë kohë më parë, u vendos që mos ta njohim riasetin e Ish Jugosllavisë dhe të mos pranomë kurrfarë organizimi tjetër jashtë Kosove, kështu që ne tash veprojmë si Bashkësi Islame e Kosovës, pra jemi të pavarur’’, ishte përgjigjur Boja.

Boja ishte pyetur edhe për raportet mes konfesioneve ndër fetarë në Kosovë.

‘’Ne shqiptarët patëm fatin që të kemi tri konfesione fetare, por kjo të shfrytëzohet drejtë është begati e rrallë. Të gjithë duhet të kem parasysh etninë tonë të përbashkët dhe marrëdhëniet tona duhet të zhvillohen mbi këtë debat…’’.

Ai kishte thënë se me vëllezërit tonë të besimit katolik kemi marrëdhënie të ngushta  sepse ‘’na lidh gjaku’, vendi, gjuha, historia, kultura e qëllimi i përbashkët’’.

Ai në atë intervistë kishte thënë se me krerët ortodoks nuk kemi ndonjë bashkëpunim pasi që në Kosovë nuk kishin ndonjë institucion të tyre.

Lidhur me këtë ai kishte thënë se Bashkësia Islame e Kosovës ka obligime e detyrime ndaj jo-myslimanëve sipas parimeve Kuranore.

Sipas Selatin Novosellës, Rexhep Boja na kujton rilindasit tanë, të cilët i vunë themelet e popullit tonë.

Në raport me paritë politike të kohës, Boja i ishte përgjigjur Demaçit se BIK ka relacione me partitë politike dhe do të mbetet korrekte me to.

‘’Kështu do të qëndrojmë derisa ato (partitë politike) do të mbeten besnike ndaj interesave vitale të popullit…’’

Në fund të intervistës me Demaçin, Rexhep Boja kishte thënë se rrethanat kohore nëpër të cilat po kalojmë janë të vështira, pro nuk ka atdhe pa fe e as fe pa atdhe.

‘’Për mbrojtjen e fesë e të kombit nuk duhet kursyer asgjë sado e vlefshme që do të jetë, as pasuria, as talenti, as mundi e as jeta’’, kishte thënë Boja thotë Novosella.

Novosella në fund të fjalës së tij ka thënë se një popull që kishte personalitete të përmasave të Adem Demaçit dhe të Dr.Rexhep Bojës ka të tashme dhe të ardhme.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori