Novitec mendon se Ferrari SF90 XX Stradale nuk është mjaftueshëm i shpejtë dhe ka ofruar një zgjidhje

Edhe pse Ferrari SF90 XX Stradale definitivisht nuk i mungon fuqia, duke pasur parasysh motorin e tij V8 dhe sistemin hibrid që prodhojnë 1030 kuaj-fuqi dhe mundësojnë një shpejtësi maksimale prej 320 km/h dhe përshpejtimin nga 0 në 100 km/h për 2.3 sekonda, Novitec beson se ky model meriton më shumë.
Kompania gjermane e specializuar nw modifikime ka gjetur një mënyrë për të përmirësuar më tej SF90 XX Stradale, dhe ka prezantuar versionin e tij të modifikuar dhe më të fuqishëm.
Një sistem i ri shkarkimi me performancë të lartë lejon motorin 4-litërsh V8 twin-turbo të "marrë frymë" më mirë, kështu që ky modifikim rrit fuqinë në 1061 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.
Sistemi i shkarkimit i bërë nga Inconel është më i lehtë se ai standard, i cili është prej çeliku inox.
Për një tarifë shtesë, shpërndarja e nxehtësisë mund të përmirësohet, gjë që arrihet duke kombinuar veshjen Inconel dhe ar.
Novitec, në bashkëpunim me Vossen, përgatiti fellne 20/21 inç, të cilat nuk do të jenë të lira, dhe ka susta që e ulin makinën me 25 mm dhe e bëjnë atë më të ngurtë.
Shtresat e pasqyrave anësore janë prej karboni, por komponentët e tjerë aerodinamikë janë kryesisht të paprekur. /Telegrafi/




















































