Nottingham eliminoi Leicesterin nga FA Cup, tifozi u fut në fushë dhe goditi futbollistët kundërshtar me grushte

Skuadra që luan në Championship, Nottingam Forest ka bërë surprizën e madhe duke eliminuar Leicesterin nga FA Cup-a.
Një disfatë e rëndë për “Dhelprat” që si duket bordi i klubit do të marrë masa ndaj lojtarëve dhe trajnerit Brendan Rodgers.
Përveç humbjes 4-1, fakti tjetër ishte se skuadra nuk arriti në asnjë moment të ishte e rrezikshme.
Nota më e keqe ishte episodi kur një tifoz i Leicester hyri në fushë dhe goditi me grushte lojtarët e Nottingamit kur po festonin golin e tyre të tretë.
Për fat nuk u shkaktua asnjë dëm serioz tek lojtarët, por që natyrisht se incidenti ishte i turpshëm.
Natyrisht se ndaj tifozit do të merren masa të rënda, derisa sigurimi i stadiumit së bashku me policinë arritën ta neutralizonin atë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































