Notoi mbi 3,200 kilometra për 157 ditë, i pari që notoi përreth Britanisë së Madhe (Video)

Ross Edgley është bërë njeriu i parë, që e kaloi not tërë bregdetin e Britanisë së Madhe, duke notuar për më se 3,200 kilometra.
Ai arriti në Margate 157 ditë pasi u nis nga Kenti, ndërsa u përball me valë të fuqishme, rryma ujore, kandil deti dhe mot të ftohtë, transmeton Telegrafi.
Britaniku 32-vjeçar, që ka gjendje shumë të mirë fizike, kaloi ujërat e Anglisë, Uellsit, Skocisë dhe Irlandës, pa e vënë këmbën në tokë dhe theu rekord për notimin më të gjatë në det.
Kur mbërriti në tokë të thatë, u prit prej familjarëve dhe miqve, si dhe shumë pushuesve në bregdet, ndërsa momentin e përshkroi si ‘emocionues’.
“Më falni që u vonova”, iu ka thënë shkurt ai familjarëve, pasi kishte planifikuar që tërë këtë aventurë ta përfundonte për 100 ditë.
Madje, ai është mahitur se ndjehej i zhgënjyer, për shkak se e ka mbajtur fytyrën për aq gjatë në ujë, ndërsa nëna dhe babai nuk u kujdesën që t’ia sjellin një picë.
Edgley e kishte lënë qytezën e Kentit më një qershor, për të notuar në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe nuk e vuri më këmbën në tokë, teksa notonte për 12 orë në ditë edhe gjatë natës.
Përgjatë udhëtimit, ai vuajti prej pickimeve të kandilave të detit, shqyerjes së kostumit të larjes dhe çarjes së gjuhës për shkak të ujit të njelmët.
Gjatë muajit gusht, ai ka hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit pasi me 74 ditë, u bë njeriu që notoi më së gjati duke notuar në det.
Në mënyrë që të mbijetojë në det, Edgley konsumonte nga 15,000 kaloi në ditë, ndërsa pushonte në barkën që e shoqëronte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Kafshimi nga leopardi (Video)

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës