Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka takuar noterët, të cilët kanë kaluar fazat përfundimtare procedurale pranë Ministrisë së Drejtësisë, dhe nga dita e hënë fillojnë angazhimin pranë zyrave dhe komunave përkatëse.

Me këtë rast janë vërtetuar edhe vulat e nënshkrimet e tyre, raporton Telegrafi.


“Në ceremoninë në të cilën Kryetarja e Gjykatës vërteton vulën dhe nënshkrimin e Noterëve sipas legjislacionit në fuqi, dhe më pastaj vula dhe nënshkrimi i Noterëve depozitohen në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe me këtë Noterët fillojnë punën dhe aktivitetin e tyre në komunat e përcaktuara, Prizren, Suharekë dhe Mamushë”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është theksuar se kryetarja Emra ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Gjykatës për noterët e rinj. /Telegrafi/