Notat e lojtarëve të Kosovës për ndeshjen me Malin e Zi– shkëlqen Rashica, dështojnë në krahë të mbrojtjes

Kosova e mori një pikë në një ndeshje që shumë lehtë ka mundur t’i marr të tria, pasi e ka dominuar Malin e Zi si me lojë ashtu edhe me raste.
Disa raste, një gol, një shtyllë dhe një gol i pranuar në mënyrë naive.
Kjo ishte ndeshja jonë sot, por që duhet harrua pasi që pas tri ditësh do të përballemi me Bullgarinë.
Mbrojtja nuk kishte shumë punë, por goli u pranua në mënyrë naive, nga një harkim i lehtë dhe lehtë e evitueshëm. Në kundërsulm na mungoi pasimi i fundit, ndërsa edhe trajneri ka mundur të bëjë më shumë.
Telegrafi Sport i ka vlerësuar lojtarët për paraqitjen e sotme.
Formacioni startues
Arijanet Muriq 6
Shumë pak punë, shumë pasime të gabuara dhe një lëndim që e shqetësoi. Edhe vet e pranoi që nuk ishte nata e tij më e mirë. Te goli nuk është se kishte shumë faj.
Angazhohet shumë, por harkimet e tij mbeten pika e dobët. Lojtari që e shënoi golin ishte pas shpinës së tij. Duhet të bënte më shumë.
Amir Rrahmani 7
Kapiteni i vërtet. Luajti me lëndim dhe ishte ndër më të mirët në fushë. Rrezikon bukur me kokë edhe në goditjet nga këndi. Vetëmohimi që tregoi sot, tregon që e meritoi të jetë kapiten.
Stabil. Lufton dhe organizon lojën. Po del të jetë tandem i mirë me Rrahmanin në qendër. E qëlloi shtyllën pas një goditje me kokë. Lehtë ka mundur ta na e sigurojë fitoren.
Leart Paqarada 6
Nuk ishte edhe aq mirë. Nuk e bllokoi harkimin te goli dhe nuk e ndihmon aq shumë sulmin. Zgjedhja e tij para Kolollit ndoshta është bërë për arsye taktike, por ka mundur të jetë më mirë.
Mundohet t’i mbulojë hapësirat e të tjerëve. Një pjesë e parë e mirë e tij dhe e luftuar. Ka mundur më mirë në pjesën e dytë.
Besar Halimi 7
Luajti shumë mirë pothuajse gjithë ndeshjen, por kishte pak rënie në fund. Normale, pasi që luftoi shumë dhe mbuloi shumë hapësira. Organizonte lojën dhe pasimet e tij e dërgonin skuadrën gjiton në sulm. Aksioni i golit u nis nga këmbët e tij.
Milot Rashica 7.5
Është lojtari më në formë i Kosovës. E nisi shumë mirë ndeshje e gjeti edhe golin. Ndërrimi i pozitës ka mundur ta ç’orientoj, por pa dyshim sot ishte lojtari i ndeshjes. Prej tij të gjithë presin gola dhe këso paraqitje.
Ka arritur t’i zvogëlojë mangësitë që i kishte në të shkuarën. Pason dhe lufton bashkë me ekipin. Ishte ndeshja e tij e parë pas një muaj e gjysmë dhe doli të jetë pozitive.
Sa ishte në fushë ishte shumë i rrezikshëm dhe goli erdhi pas devijimit nga goditja e tij. Një lëndim bëri që ndeshjen ta mbyll më herët.
Lufton shumë me mbrojtësit dhe ndihmon ekipin. Nganjëherë kthehet edhe më shumë se sa që kthehen sulmuesit me trupin e tij. I kishte dy raste të mira, por fati nuk ishte më të. Në përgjithësi paraqitje e mirë.
Zëvendësimet
Edon Zhegrova 6
U fut në lojë në vend të Arbër Zenelit. Është përmirësuar shumë. Nuk e mban topin, sikurse në të shkuarën. Kishte rast të mirë për gol, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Sikur nuk i pëlqeu stoli dhe u fut vonë në lojë. Nuk bëri ndonjë ndryshim, por mbetet vlerë për Kosovën.
Elbasan Rashani 6
U fut në lojë në minutën e 78-të. Pak minuta për të treguar më shumë. Kosova zakonisht ka fat kur është në fushë, por sot nuk ishte dita e tij.
Tranjeri
Bernard Challandes 6
Sot ishte ndeshje për tu fituar. Mali i Zi kishte shumë probleme. Ka mundur të zgjedh formacion më të mirë.

Një pikë është pak, kur merret parasysh përparësitë që i kishim. /Telegrafi/















































