Notat e lojtarëve, Liverpool 4-1 Chelsea: Mbrojtësi i Reds më i miri në fushë

Liverpooli ka triumfuar 4-1 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.
Diogo Jota, Conor Bradley, Dominik Szoboszlai dhe Luis Diaz i shënuan golat për Reds, ndërsa Christopher Nkunku shënoi golin e nderit për Blutë e Lodrës.
Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore doli të jetë mbrojtësi i djathtë Bradley me notën 9.4.
Diaz me 8.8 dhe Diogo Jota me 8.2 kishin po ashtu paraqitje që u vlerësua lartë.
Në anën tjetër lojtarët më të dobët në ndeshje ishin Noni Madueke dhe Raheem Sterling me notat 6.0.
Notat e lojtarëve të Liverpoolit dhe Chelseat
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































