Me fitoren e arritur në Anfield ndaj Crystal Palace, Liverpooli siguroi një vend në Ligën e Kampionëve.

Paraqitja më e mirë e nikoqirëve ka bërë që edhe nota e tyre mesatare të jetë më e lartë në raport me ekipin mysafir.


Redsat triumfuan falë dygolëshit të Sadio Mane dhe padyshim që sulmuesi ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim.

Notat e ulëta kanë shkuar për fazën defensive të ekipit vizitor që në përgjithësi kanë marrë vlerësime të përafërta.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të Liverpoolit dhe atyre të Crystal Palace që ishin të përfshirë në këtë sfidë. /Telegrafi/

telegrafi sport app