Notat e lojtarëve, Kosovë 1-1 Zvicër: Dellova dhe Muslija shkëlqejnë, Xhaka nën nivelin e tij

Ndeshja e fundit e fazës së grupeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës përfundoi 1-1, duke konfirmuar vendin e play-off-it për Dardanët dhe kualifikimin direkt të Zvicrës në Kupën e Botës.
Zvicra kaloi e para në avantazh në minutën e 47-të me Ruben Vargas, i cili shfrytëzoi një pasim të Djibril Sow dhe finalizoi qetësisht brenda zonës. Kosova barazoi në minutën e 72-të me një gol spektakolar të Florent Muslijes, i cili gjuajti fuqishëm nga afër zonës për të mposhtur portierin Gregor Kobel, duke vendosur rezultatin përfundimtar.

Lojtari më i vlerësuar i Kosovës ishte Lumbardh Dellova me notën 7.9, i ndjekur nga Florent Muslija me 7.5,.
Fidan Aliti me 7.2 dhe Elvis Rexhbecaj e Mërgim Vojvoda me 7.1, të gjithë me paraqitje solide.
Te Zvicra, më i miri ishte Djibril Sow me notën 7.6, ndërsa Granit Xhaka mori një notë mesatare prej 6.7.
Notat e lojtarëve të Kosovës dhe Zvicrës
/Telegrafi/

































