Notat e lojtarëve, Gjeorgji 0-1 Shqipëri: Asllani yll i ndeshjes, mbrojtja stabile

Shqipëria ka fituar si mysafir i Gjeorgjisë me rezultat 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë shënuan golin e vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Me të filluar pjesa e dytë, një aksion shumë i bukur i Shqipërisë solli golin. Kristjan Asllanin arriti të shënojë në minutën e 48-të me një predhë nga jashtë zonë.

Thomas Strakosha (7.4), Ardian Ismajli (7.4), Matio Mitaj (7.3), Arlind Ajeti (7.2) dhe Ivan Balliu (7.0), treguan se mbrojtja sonte ishte në nivel. Budu Zivzivadze i Gjeorgjisë ishte më i dobëti në fushë me notën 6.2. Notat e lojtarëve të Gjeorgjisë dhe Shqipërisë
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































