Ka vazhduar shkëlqimi i Nora Gjakovës në Kampionatin Botëror të Xhudos.

Xhudistja nga Kosova ka qenë fantastike në rrethin e tretë përballë xhudistes franceze Princilla Gneto.


Në një luftë të rreptë në kategorinë -73 kilogramë, Gjakova ishte më e mirë se Gneto duke e mposhtur me Ippon.

IMG 0988

Tani xhudistja nga Kosova është kualifikuar për në çerekfinale ku pret të mësojë kundërshtaren e radhës.

Përveç Norës, edhe Akil Gjakova e ka nisur për mrekulli kampionatin botëror. /Telegrafi/

telegrafi sport app