Pas opinionit të Komisionit të Venecias, njohësit e sistemit të drejtësisë po kërkojnë që projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të tërhiqet nga Kuvendi i Kosovës për t’iu nënshtruar më pas një rishikimi të thellë.
Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli kërkoi që ky projektligj të kthehet në pikën zero apo të merren parasysh të gjitha komentet që i ka rekomanduar Venecia.
“Do të duhet të kthehet në pikën zero ose do të duhet të merren parasysh të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias sa i përket këtij ligji. Ka pasur vërejtje edhe nga shoqëria civile drejtuar ministri në këtë projektligj që është dërguar të shpresojmë që ministria do t’i merr të gjitha komentet edhe do t’i adresoj sepse vërtetë është një prej projektligjeve me shumë komente dhe adresime që duhet të merren parasysh nëse dëshirojmë që të kemi një ligj që vërtet nuk do t’i cenoj të drejtat e njeriut dhe do të jetë jashtë ndikimit të një partie të vetme politike zbatimi i këtij ligji”, u shpreh Demolli.
Demolli kërkon nga partia në pushtet që të formojë një grup punues për Byronë Shtetërore me përfshirje edhe nga partitë opozitare.
“Duhet t’i kthehet edhe ky besoj njësoj është i rëndësishëm sikurse Vettingu dhe partia në pushtet duhet të bëjë më shumë që të arrij një konsensus politik edhe me partitë opozitare që të formohet një grup punues më i gjerë dhe të merren parasysh komentet e të gjithëve”, theksoi ai.
Kurse, Jeton Hasani nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u shpreh se vërejtjet e Komisionit të Venecias për projektligjin për Byronë Shtetërore, janë serioze dhe mjaftë të mëdha.
Ai kërkoi që ky projektligj të tërhiqet nga Kuvendi dhe t’i nënshtrohet një rishikimi të thellë.
“Komentet që Komisioni i Venecias i jep ndaj projektligjit për Byronë janë komente me vërejtje tejet serioze dhe të mëdha për pothuajse çdo aspekt të rëndësishëm të këtij projektligji. Është e rëndësishme që Komisioni i Venecias e ka aprovuar në parim konceptin e mekanizmit civil të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, por detajet në ligj se si është propozuar të funksionoj ky sistem janë tejet problematike sipas Komisionit në aspektin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, ku sipas Komisionit cenojnë si Kushtetutën e vendit ashtu edhe standardet më të mira ndërkombëtare, në këtë kuptim pra nevojitet një rishikim i thellë, dhe tërheqje së pari e projektligjit nga ana e qeverisë sepse projektligji veçse është në Kuvend, si dhe të bëhet një rishikim i thellë që ai projektligj të mund të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe opinionet e Venecias, për shkak se problemet janë tejet të mëdha dhe varion që nga vetë nevoja për themelimin e Byrosë, pastaj pavarësia e Byrosë”, theksoi Hasani.
Ndonëse Komisioni i Venecias e konsideroi legjitim krijimin e mekanizmit civil të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë, Komisioni konstaton se ky projektligj dështon të respektojë edhe standardet minimale të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligji.
Sipas Venecias është esenciale që pa marrë parasysh qëllimin legjitim të kësaj mase, e njëjta duhet të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën e vendit dhe standardet evropiane, në veçanti në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Komisioni vë në dyshim edhe vetë nevojën për krijimin e një institucioni të veçantë siç është Byroja. Megjithëse nuk pozicionohet nëse duhet krijuar apo jo, Komisioni shtron çështjen nëse krijimi i Byrosë do ta bënte luftën kundër korrupsionit më efikase apo vetëm sa do ta komplikonte sistemin aktual. Ndërsa, vërejtje të shumta ka adresuar edhe në standardin e të provuarit në procedurë të konfiskimit.
Komisioni i Venecias ka publikuar këtë javë edhe opinionet lidhur me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovës.
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, e kishte dërguar në Komision të Venecias draftin për themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i sponsorizuar nga Ministria e Drejtësisë.
Kurse, si projektligj në Qeveri ka kaluar më 29 dhjetor 2021./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025