LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve politike: Nëse shkohet më këtë dinamikë, marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi brenda këtij viti

Njohësit e çështjeve politike: Nëse shkohet më këtë dinamikë, marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi brenda këtij viti

Njohësit e çështjeve të komunikacionit, thonë se marrëveshjet e sotme që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Mynih ka qenë dashur të diskutohen me ekspertë e fushës, por njohësit e çështjeve politike thonë se pavarësisht kësaj, gjasat janë reale që brenda këtij viti të kemi të nënshkruar një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Eksperti i Komunikacionit Nol Dedaj, thotë se marrëveshjet për autostradën dhe linjën hekurudhore nuk do të jenë të vetmet që Kosova dha Serbia do të nënshkruajnë. Por sipas Dedajt, problem është fakti që nuk dihet se çfarë përmbajnë këto marrëveshje.


“Sigurisht se marrëveshje teknike mes dy shteteve do të ketë, meqenëse po afrohet marrëveshja finale…Problem është se marrëveshjet nuk janë studiuar mirë se çfarë përmbajnë. Për shkak të raporteve armiqësore që kemi me Serbinë është dashur që edhe ekspertët e lëmive të kenë qasje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Nol Dedaj.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se pretendimet që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet brenda këtij viti janë reale, pasi siç thotë ai kjo çështje ka hyrë në një dinamikë të re.

“Mendoj se është evidentë fakti që involvimi i amerikanëve në proces i ka dhënë dinamikë të shtuar. Në veçanti, sa më afër zgjedhjeve në SHBA ky proces po përshpejtohet dhe si duhet është vënë në prioritet të administratës së SHBA-së dhe nëse ndiqet ky trend, është reale të pritet që deri në fund të vitit mund të kemi marrëveshje”, deklaroi Afrim Hoti.

Marrëveshja për autostradën dhe ajo për hekurudhat, janë nënshkruar jashtë tavolinës së bisedimeve mes dyja vendeve, pasi dialogu mes Kosovës e Serbisë ka më shumë se një vit që është ndërprerë, për shkak të taksës 100%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori