LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e arsimit: Skandaloze zgjidhja e Qeverisë për arsimin shqip në Çashkë

Njohësit e arsimit: Skandaloze zgjidhja e Qeverisë për arsimin shqip në Çashkë

Njohësit e arsimit e vlerësojnë si skandaloze zgjidhjen e Qeverisë për arsimin shqip në Çashkë. Profesori Avzi Mustafa vlerëson se zgjidhja e paralajmëruar është për të ardhur keq dhe përkohshme, shkruan Alsat.

Mustafa tha se në rasti i Çashkës do të ndikoj në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, do të dëmtoj zhvillimin e demokracisë së vendit e madje përpjekjet për të qenë pjesë e BE-së.

“Është për të të ardh shumë keq dhe e patolerueshme kur keqpërdoren për pikë politike fëmijët që nuk mjund ta zëvendësojnë atë humbje të madhe që e kanë plus kur bëhet fjalë seagto nxënës nuk kanë mësuar prej klasës së parë në gjuhën amtare dhe tani me këto humbje të këtyre muajve është shumë e keqe dhe unë mendoj se një herë epërgjithmonë duhet të ndërpritet kjo praktikë që mund dikush të fitoj në kurriz të nxënësve të cilët janë më të pafajshmit në këtë botë”, tha Avzi Mustafa, profesor.


Ish mësuesi Vllado Dimovski tha për Alsat se ndarja e nxënësve në bazë etnike po bëhet nga politikanët të cilët, sipas tij, për të përfituar pikë politike po shkatërrojnë ­çdo gjë të ndërtuar në interes të bashkëjetesës.

“Nëse gjatë këtyre viteve ne si mësues dhe komuniteti shkencor u munduam të bënin një bashkësi me inkluzivitetin dhe paralelet e përziera, janë politikanët të cilët përnjëherë vendosin ti ndajnë të gjitha. Sapo erdhi në jetë ai bashkim tashmë kemi një ndarje dhe do të kthehemi në atë që po ndodh mes njerëzve, përçarje. Nuk ka ndonjë arsye për atë që tashmë po bëjnë politikanët, madje tash para zgjedhjeve bëhet. Kjo do të jetë një humbje e madhe për ta sepse, votuesit ose qytetarët e thjeshtë nëse I shihni në teren, mes tyre nuk ka problem. Problemi paraqitet te politikanët se kush të përfitojë më shumë nga kjo”, u shpreh Vllado Dimovski, ish mësimdhënës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori