Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës mund të ndikojë që vendi të shihet si i pasigurt për investime thonë njohës të ekonomisë.
Sipas tyre, sulmet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës mund të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e investimeve të huaja, por edhe vendore.
Kanali i ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, u dëmtua mbrëmjen e 29 nëntorit pas një shpërthimi të madh. Bëhet fjalë për 15 kilogramë eksploziv.
Autoritetet e Kosovës thanë se sulmi në pjesën veriore të Kosovës është kriminal dhe vjen nga bandat e orkestruara prej Beogradit.
Sipas njohësve të ekonomisë, institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime të koordinuara “për të ruajtur besimin e investitorëve dhe për të garantuar një të ardhme ekonomike më të sigurt”.
Adem Qorrolli, njohës i ekonomisë, thotë për KosovaPress, se problematike mbetet çështja se si të arrihet të mbahen investimet vendore në këtë periudhë të tensioneve në veri të vendit.
“Ne e dimë që në publikimet të fundit nga organizatat e huaja, Kosova më nuk llogaritet më si vend i sigurt, për shkak të impaktit me problemin me Serbi…Investimet e huaja direkte kanë një impakt kryesor, ajo është siguria e vendit. Dhe a ka humbje, ne po e shohim dhe po e citojmë se investimet e huaja çdo ditë edhe kanë rënie, por edhe ajo që është impakt problematik është edhe investimet vendore se si të arrijmë t’i mbajmë ato, sepse impakti i problemit në veri është negativ në të bërit biznes, në rritjen e investimeve dhe në thithjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë”, thotë Qorrolli.
Njohësi tjetër i ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë për KosovaPress, se mungesa e stabilitetit politik e ka goditur Kosovën në disa aspekte.
Sipas tij, rastet e fundit që kanë ndodhur në veri, dhe kërcënimet që vinë në mënyrë të vazhdueshme, ndikojnë në largimin e investitorëve potencialë por edhe “zbehjen e interesit të investitorëve për të ardhur në Kosovë”.
“Mungesa e stabilitetit politik e ka goditur Kosovën në disa aspekte. Në rend të parë po humbet shpresa për të jetuar dhe Kosova po zmbrapset çdo ditë e më tepër, në rend të dytë sektori privat është duke u ballafaquar në mungesë të fuqisë punëtore, por në aspektin ekstrem ndodhitë në veri dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që ka qenë maratonik dhe nuk ka gjeneruar zgjidhje po ndikon në mënyrë direkte në stagnimin ekonomik të Kosovës. Rastet e fundit që kanë ndodhur në veri dhe kërcënimet që vinë në mënyrë permanente ndikojnë në largimin e investitorëve potencial por edhe zbehjen e interesit të investitorëve për të ardhur në Kosovë”, thotë Gërxhaliu.
Ai shton se institucionet e Kosovës “duhet të kuptojnë sa i rëndësishëm është stabiliteti politik”.
“Është koha kur duhet institucionet të kuptojnë sa është i rëndësishëm stabiliteti politik, sa është i rëndësishëm koordinimi dhe partneriteti me shtetet mike, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane, sepse nëse ngufatet ekonomia atëherë shumë procese do të jenë në stagnim. Është koha kur duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse, sepse mbi interesat partiake dhe politike duhet të jetë interesi shtetit”, thotë Gërxhaliu.
Kryeministri Albin Kurti tha se sulmi i 29 nëntorit ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.
Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Korporata Energjetike e Kosovës.
Sulmin e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e QUINT-it.
Një tjetër sulm terrorist ndodhi shtatorin e vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.
Aty, nga terroristët serbë u sulmua Policia e Kosovës dhe mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës